Një video e ëmbël është duke qarkulluar në rrjete sociale. Në të shfaqet momenti kur një foshnje, e cila po trazonte shtratin e saj, shtiret sikur po fle, në momentin që thërritet nga e ëma.

E ëma e foshnjes, Emma Hore, 23-vjeçe, kishte vënë në shtrat vajzën e saj 1-vjeçare Emelia Harper, por  në kamerat e shtëpisë kishte pikasur se vogëlushja nuk ishte shtrirë për të fjetur.

Kur mamaja e shikon duke derdhur qumështin nga shishja, e thërret në emër, e kaq mjafton që ajo të shtiret menjëherë sikur ishte duke fjetur.

Videoja ka marrë mijëra klikime e ka shkaktuar mjaft të qeshura.