E thotë dhe Kate Middelton: Izolimi me fëmijët është rraskapitës!

Dukesha e Kembrixhit ka thënë se sfidat e prindërve dhe shkollimit në shtëpi gjatë bllokimit e kanë lënë atë “të rraskapitur”. Gjatë një video-konference me një grup prindërish, Catherine gjithashtu bëri shaka për tre fëmijët e saj që u tmerruan kur iu desh të priste flokët. E pyetur për të vlerësuar aftësinë e saj në matematikë, dukesha i dha vetes minus pesë. Ajo i nxiti njerëzit të drejtoheshin te të dashurit dhe miqtë nëse ata ndiheshin të izoluar. Kate mori pjesë në diskutim me tre prindër, fëmijët e të cilëve ndjekin shkollën Roe Green Junior në Kingsbury, në Londër së bashku me mësuesen e tyre. Si pjesë e një ushtrimi, gjatë telefonatës, mësuesja i kërkoi grupit të shkruante një fjalë që përshkruan prindërimin gjatë kësaj pandemie. Dukesha zgjodhi fjalën “rraskapitëse”, ndërsa prindërit e tjerë kishin ndjesi të ngjashme, duke shkruar “plot tension”, “durim” dhe “sfidues”. Duke shpjeguar vendimin e saj, Catherine tha: “Unë mendoj se si prindër keni elementët e përditshëm të të qenit të tillë, por unë mendoj se gjatë bllokimit na është dashur të marrim role shtesë që ndoshta të tjerët në komunitetet tona, do të na kishin mbështetur dhe do të na ndihmonin “. Ajo shtoi: “Unë jam bërë një stiliste në këtë izolim, për tmerrin e fëmijëve të mi, duke parë mamanë që priste flokët. Na është dashur të bëhemi mësues dhe unë mendoj personalisht, ndihem tërhequr në shumë drejtime të ndryshme dhe përpiqem për më të mirën për gjithçka, por në fund të ditës ndihem e rraskapitur”.

Share With:
Translate »
278 Views