11 foshnja humbin jetën për shkak të një eksperimenti mjekësor
Një eksperiment mjekësor iu ka kushtuar me jetë 11 foshnjave në Holandë
Të paktën 11 bebe kanë humbur jetën pasi nënat e tyre morën viagra si pjesë e një eksperimenti mjekësor në Holandë. Në përpjekje për të trajtuar defektet në lindje të fëmijëve akoma të palindur, 93 gra morën viagra me recetën e mjekut në 10 spitale në Holandë.
Por, 17 fëmijë zhvilluan tension të lartë të gjakut në mushkëri, që do të thotë se nuk mund të merrnin mjaftueshëm oksigjen, ku 11 prej tyre ndërruan jetë.
15 gra të tjera shtatzënë kanë frikë mos fëmija e tyre do të ketë të njëjtin fat të keq. Ndërsa pjesa tjetër e bebeve nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore. Eksperimenti është ndalur dhe ka nisur një hetim kundër iniciuesve të tij. Një test i njëjtë është kryer në Britani vitin e kaluar, ku rezultatet e publikuara në dhjetor nuk nxorën ndonjë të dhënë bindëse për përfitimet e viagrës gjatë shtatzënisë, por nuk u raportuan as rreziqe.