Tayna prezantoi mamanë dhe fansat u tërbuan fare

Reperja e njohur shqiptare Tayna ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm që pas publikimit të këngës “Columbiana”.

Ajo është kthyer shumë shpejt në një nga personazhet më të komentuara në media dhe këngët e saj kanë miliona klikime në Youtube.

Bukuroshja brune është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka shumë fansa që e ndjekin. Ajo sot ka publikuar disa foto ku shfaqet në një dasmë familjare. Në foto e publikuara Tayna ka prezantuar për herë të parë nënën e saj.

Këto foto kanë habitur fansat e saj, të cilët kanë ngelur pa fjalë nga rinia që tregon nëna e saj. Ajo është bjonde dhe në mjaft formë të mirë fizike. Në fotot bie në sy ngjashmëria e madhe mes tyre dhe me siguri shumica mund ta ngatërrojnë atë me motrën e saj.

Share With:
Translate »
1176 Views