11-vjeçarja bie nga kati katërt, niset për në Spitalin e Traumës

Një vajzë 11-vjeçare ka mbetur e plagosur në Sarandë. Ajo është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i banesës.

Për pasojë e mitura ka marrë plagë të rënda dhe po transportohet në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.

“Sot, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 1, Sarandë dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i katërt i banesës, një shtetase e mitur 11-vjeçare, e cila do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore”, tha policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./

Share With:
Translate »
40 Views