Pas emrit të vajzës së Emma Stone fshihet një traditë familjare

Emma Stone u bë nënë për herë të parë në muajin mars të këtij viti. Ajo qëndroi diskrete gjithë periudhën e shtatzënisë dhe u mundua ta mbante të fshehtë, por nuk mundi t’i shpëtojë vëmendjes së paparacëve.

Së fundmi TMZ ka bërë të ditur emrin e vogëlushes që ka ardhur në jetë prej 2 muajsh. Ajo quhet Louise Jean McCary dhe me këtë emër, aktorja vazhdoi një traditë familjare.

Stone dhe nëna e saj, Krista, të dyja e kanë gjithashtu emrin e dytë Jean.

Aktorja dhe burri i saj, Dave McCary, e mbajtën private edhe dasmën e tyre. Por Page Six raportoi ekskluzivisht se ata u kurorëzuan në shtator të vitit 2020, pasi e shtynë dasmën e tyre, që ishte planifikuar në mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Për herë të parë pas lindjes së vajzës, Stone u shfaq në tapetin e kuq për premierën e filmit “Cruella”, pak ditë më parë. Ajo dukej shumë në formë, e veshur me një kostum të errët.

Share With:
Translate »
101 Views