Tiroidja tek fëmijët, rëndësia e jodit dhe burimet më të mirat të këtij minerali
Tek fetuset tiroidja është e formuar rreth javës së 12 të shtatzënisë. Tiroidja është një organ që, tek fëmijët, ndikon edhe në zhvillimin e trurit në tre vitet e para të jetës. Tek të porsalindurit një në 3500-4000 lindje, ka një me problem të tiroides. Lidhja mes hormoneve të tiroides dhe zhvillimit të trurit, është arsyeja që tek të porsalindurit të kërkohet analiza e funksionit të tiroides.
Nëse ka patologji të lindura të tiroides, duhet menjëherë të fillohet trajtimi tek të porsalindurit, për të mos pasur problem me zhvillimin e tyre mendor e fizik.
Rëndësia e jodit
Nje i rritur duhet te marre 150 mcg jod/ dite.
Gjatë periudhës së shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji të fëmijës rriten kërkesat e organizmit për jod duke shkuar në 200- 250 mcg/ditë.
Mosmarrja e sasisë së duhur të jodit stimulon tiroiden të rrisë përmasat e saj. Mungesa e tij lidhet direkt me çrregullimin e një sërë funksionesh të organizmit.
Ushqimet më të pasura me jod janë:
• Prodhimet e detit, kryesisht algat
• Kosi
• Kripa e jodizuar
• Qumështi
• Buka
• Veza
• Luleshtrydhet
• Hurmat
Në botë është vendosur që kripa, si një produkt i përdorur nga të gjithë, të jetë e jodizuar, për të plotësuar nevojat e organizmit me jod. Në rastin e personave me hiperfunksion të tiroides, mjekët ndalojnë për një periudhë kohe përdorimin e produkteve të detit,apo produkteve tek të cilat përmbajtja e jodit është e lartë