12-vjeçarja humb këmbët në aksident, por vendos të bëhet balerinë (video)
Një vajzë 12-vjecare nga Kina ka emocionuar shumë njerëz pasi ka vendosur të bëhet balerinë, edhe pse i ka humbur këmbët në një aksident me makinë.
Jiang Zhang Ziyi nuk do të heqë dorë nga ëndrra e saj, edhe pse prej 6 vitesh pati një ndryshim rrënjësor në trupin e saj.
Ajo vazhdon të luftojë për tu bërë një kërcimtare baleti, pasi e ka dashur gjithmonë një gjë të tillë. Prindërit e saj e dërguan në kurse kërcimi dhe fitoi një konkurs për talente në 2013.
Vogëlushja ka arritur të emocionojë dhe ti japë kurajë shumë njerëzve me këtë histori, duke i bërë të gjithë të besojnë se ëndrrat nuk janë të parealizueshme.