12-vjeçarja lind vajzë dhe e hedh në shkurre…

Një vajzë 12-vjeçare nga Kina, e cila lindi fëmijën në fshehtësi, ka braktisur foshnjen e porsalindur duke e hedhur në shkurre nën një autostradë në qytetin Yibin. Foshnja, e cila u gjet të premten e kaluar, është dërguar në spital dhe është e shëndetshme. Pediatrit thanë se foshnja ishte lindur para kohe dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq po kujdesen për të. Policia ka konfirmuar se nëna e vajzës së porsalindur është një nxënëse e shkollës fillore, me nofkë Xiao Min, e cila jeton në një fshat aty pranë dhe një nga fëmijët e lënë vetëm nga prindërit, të cilët janë larguar për të kërkuar punë në qytete. Prindërit e Xiao Min kishin marrë vëllian e saj 13-vjeçar me vetë ndërsa atë e kishin lënë të jetonte më gjyshërit, të cilët nuk kishin dijeni se ajo ishte shtatëzanë. Policia po heton se si nxënësja e klasës së pestë ka ngelur shtatëzanë duke mos përjashtuar mundësinë e përdhunimit. Të ashtuquajturit “fëmijë të lënë pas” është një çështje mjaft shqetësuese në Kinë. Sipas autoriteteve kineze, më shumë se 9 milionë fëmijë janë lënë pas në fshat nga prindërit e tyre që kanë lëvizur në qytete për të gjetur punë. Fëmijët shpesh rriten nga gjyshërit e tyre. Shumica e tyre i shikojnë  prindërit vetëm një herë në vit. Shqetësimi është rritur pasi këta fëmijë janë viktimë e krimit dhe vetëvrasjes. Në vitin 2015, katër vëllezërit e motrat e moshës nga pesë deri në 14 vjeç, të cilët ishin lënë pa kujdes nga prindërit për muaj me radhë kanë bërë vetëvrasje duke pirë pesticide në krahinën e largët jugperëndimore të Guizhou, raportuan mediat kineze.

Share With:
Translate »
1337 Views