Miliona njerëz nuk po ngopen së pari këtë fëmijë 8-ditësh me bigudina

Mos jeni një nga pesë milionë njerëzit që jeni mahnitur me prapaskenat e videos së një fëmije njëjavësh që dremit me bigudina në kokë? Eh po ju kuptojmë shumë mirë. Në fillim të muajit, fotografja Jessie Marrero e xhiroi videon me iPhone-in e saj. Që atëherë, miliona e kanë parë xhirimin magjepsës dhe thuaj 100,000 persona e kanë ndarë atë në Facebook. Marrero ka thënë për Moneyish që shpenzoi 75 $ për setin e bigudinave të vogla, me gjithë tharësen pink të flokëve. Ajo e dinte që ky fëmijë do rrëmbente skenën, duke qenë që e quan veten “pëshpëritësja e bebeve”. “Unë i kuptoj fëmijët që fotografoj dhe e di kush mund të bëjë diçka, të fotografohet në një dreamcatcher, apo të mblidhet në një krevat fëmijësh me lule të thara në flokë, çfarëdo gjëje që më flet mua”, ka thënë ajo. Marrero është e dhënë pas rezultatit “wow”, që do të thotë që mund të shkojë deri atje sa të vendosë një fëmijë në një raft librash, por mjeshtëria e saj kushton. Sipas Moneyish, Marrero kërkon 500 $ për një sesion dyorësh dhe deri në 3,000 $ për një shërbim të plotë të personalizuar. Megjithatë, të bëhesh i famshëm që para se të jesh vaksinuar, nuk ka çmim!

 

Share With:
Translate »
1233 Views