12-vjeçarja që hodhi macen në plehra vetëdorëzohet në polici

Një 12-vjecare është  vetëdorëzuar në polici pasi ajo u filmua duke hedhur një mace në koshin e plehrave. Ajo shkoi në rajonin e policisë në Hull pasi pamjet dolën në rrjete sociale. 

Zyrtarët njoftuan se do ta hetojnë rastin sipas ‘Aktit të Mirëqënies së Kafshëve’ dhe do vendosin një dënim për të.

Pamjet e filmuara me 17 gusht tregojnë vajzën duke vendosur disa mbeturina sipër që macja të mos dilte. Pasi zonja që ka publikuar videon e ka parë këtë gjë, ka nxituar por fatmirësisht nuk gjeti kafshë brenda.

Mendohet se macja është zhdukur, ndërsa shpresojnë se është mirë. Arsyeja përse 12-vjecarja ka vendosur ta bëjë këtë gjë nuk dihet, por është bërë e ditur se ajo është kthyer në ngjarje për të parë nëse macja është aty.

 

Share With:
Translate »
863 Views