Një tjetër ish-banore e Big Brother Albania në pritje të fëmijës

Big Brother duket sikur ka krijuar, për pak, edicionin e tij special, Big Barku. Pas Jonës dhe Klaudjas, edhe një ish-banore e shtëpisë së BB, zbulon që është në pritje të fëmijës.

Gerta Matohiti e njohur si Geri ka postuar një foto me bark të fryrë, ndërsa miqtë e urojnë për shtatzëninë.

Ndër shenjat që ka përdorur banorja e BB, para 5 vitesh, është edhe një zemër bojëqielli që ndoshta tregon që fëmija është djalë…por kjo vjen e dyta nga rëndësia. Kryesore është që një fëmijë po vjen dhe Gerta ndihet e lumtur.

Ndërkaq në një intervistë për Story-n, ish-banorja e BB 5 ka folur edhe për historinë e saj të dashurisë me partnerin e cila zgjat prej dy vitesh, ndërsa ata drejtojnë një biznes në Tiranë, një nga restorantet e njohura të peshkut…

Ëmbëlsi dhe kripë. Duket se Gerta ka gjetur balancën e duhur në jetën e saj. Në intervistë Gerta ka treguar që vetëm dasma ka mbetur pa u zhvilluar sepse ajo dhe partneri tashmë bashkëjetojnë. Ata kanë qenë fillimisht miq dhe më pas kanë rënë në dashuri duke qenë të bindur tani për vërtetësinë e ndjenjave të tyre dhe për familjen që po krijojnë. /Revista Class

Share With:
Translate »
1124 Views