Kim në telashe, North nuk e duron dot të vëllanë

Kanë kaluar gati një vit e gjysmë që kur North West humbi statusin e një vajze të vetme. Ashtu si kurse shumica e fëmijëve të tjerë, të cilët janë mësuar ta kenë të gjithë vëmendjen e prindërve për vete, edhe me vajzën e Kim dhe Kanye West ka ndodhur e njëjta gjë. Gjatë një interviste për mediat, Kim ka treguar se North nuk sillet me Saint si motra më e madhe. Ajo është shumë xheloze kur Kim e ushqen me gji, kur e puth, e mban në prehër. Gjërat, tregon ylli i reality Show, kanë ndryshuar paska, por sërish nuk është marrëdhënia që duhet të ketë një motër me vëllanë. “Mendova se ishte vetëm një fazë, ajo nuk e do vëllanë e saj. Është xheloze kur e ushqej me gji, kur e puth, e mbaj në krahë. Është shumë e vështirë për mua, mendova se do ndryshonte. Është afruar paksa më të, por sërish është mjaft xheloze”, rrëfen Kim.  Ajo ka rrëfyer gjithashtu një nga zënkat e shumta që North ka me vëllanë. “North mendon se unë jam vetëm e saj. Më thotë: Ne do të organizojmë një party mami, lejohen vetem vajza, as babi, as Saint. Dhe ia përplasi derën në fytyrë vëllait të saj. Sigurisht ai filloi të qajë me të madhe. Unë shkojë të kujdesem për  Saint , dhe North fillon duke qarë njëkohësisht. Dhe u them: Unë mund të mbajë vetëm njëri nga ju, nuk mundem t’ju mbajë njëkohësisht”,tregon Kim duke qeshur.  Çfarë do të thotë të jesh fëmija më i madh…

Share With:
Translate »
818 Views