15-vjeçares së abuzuar i sigurohet shtëpi me qira në Tiranë: Një vit falas

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës u miratua një ndihmë financiare për familjen e vajzës 15-vjeçare nga Paskuqani, e cila ra pre e abuzimit nga roja i shkollës ku ajo mësonte si dhe e shantazhit të disa djemve me video intime të cilat i kishte filmuar roja.

Në bazë të këtij vendimi Bashkia Tiranë merr përsipër të paguajë qiranë e shtëpisë për familjen në fjalë për ta ndihmuar për një vit. Në këtë mënyrë 15 vjeçarja dhe familjarët mund të rifillojnë jetën në kryeqytet. Për arsye të ruajtjes së privatësisë, adresa e shtëpisë së re nuk bëhet publike.

Share With:
Translate »



117 Views