16-vjeçari fatlum zbulon thesarin e lashtë romak

Një thesar i lashtë romak prej argjendi është zbuluar nga një adoleshent në Skoci. David Hall, nga Livingston i cili është vëtëm 16 vjeç, gjeti thesarin nëpërmjet një detektor metalik . Argjendi besohej se ishte përdorur nga ushtarët romakë për tu dhënë ryshfet udhëheqësve të zonës,  ndërsa kalonin nëpër Skoci. Davidi tha se fillimisht nuk e kuptoi rëndësinë e gjetjes dhe është i ngazëllyer për ta parë në muzeun më të madh të vendit. Sendet e argjendta datojnë që në fund të shekullit të 3 pas Krishtit. Ai është konsideruare si një zbulim i “rëndësishëm ndërkombëtar” dhe do të shfaqet për herë të parë në një ekspozitë të re në Muzeun Kombëtar të Skocisë në tetor. David i tha “BBC” se u interesua për zbulimin e thesarit pas shikimit të një programi televiziv amerikan, i cili bëri që t blinte edhe një detektor metalik .

 

Share With:
Translate »
944 Views