Reagimi epik i Lady Gaga-s pas thashethemeve se është shtatzënë

Fotoja e Lady Gaga-s në dasmën e së motrës, veshur me fustan të zi pas trupit, që nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur, nxiti thashethemet se ajo është në pritje të fëmijës së parë me partnerin Michael Polansky.

Mirëpo pa kaluar shumë, Gaga shkroi mbi videon e saj të postuar në “TikTok”, më 4 qershor:  “Nuk jam shtatzënë. Jam e mërzitur.”.

 

@ladygaga

register to vote or check if you’re registered EASILY at www.headcount.org

♬ I AM THE AESTHETIC _yaesthetician – yas 💚🌻🍭🫧

Postimi i këngëtares erdhi disa muaj pas thashethemeve për fejesën e saj me Michael, me të cilin është në një lidhje për më shumë se katër vjet.

Marrëdhënia e tyre u bë publike në fillim të vitit 2020. Më vonë, Gaga iu referua Michael-it si dashuria e jetës së saj.

Megjithëse aktorja e filmit “A Star Is Born” nuk është në pritje të ëmbëk, shprehu dëshirën që një ditë të ketë një fëmijë.

Në vitin 2020, tha për “InStyle” se me zor pret të bëhet nënë.

Me zor pres të bëhem nënë. Nuk është e pabesueshme çfarë mund të bëjmë? Mund të mbajmë një qenie brenda vetes dhe ta rritim atë. Mandej, lind dhe është detyra jonë të kujdesemi.

Shpresoj që një ditë të kem vajzë ose djalë dhe të më shohin teksa grimohem, siç shihja unë nënën time. Kjo është dhurata më e madhe.

Share With:
Translate »
62 Views