Tragjedia me 4 të mbytur në Bunë, dënohet me burg Erdgys Arrazi
Është mbyllur me 4 vite burgim tragjedia e rëndë e ndodhur në ujërat e lumit Buna në Shkodër, ku nëna me tre fëmijët u mbyt për shkak se bashkëshorti i saj, Erdgys Arrazi, ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike.
Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me 4 vjet heqje lirie.
Gjyqtari konstatoi prova se i pandehuri Arrazi, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, Alma Arrazi, duke shkaktuar tek kjo e fundit një gjendje ankthi dhe depresioni, që çoi në vetëflijim familjarët në ujërat e Lumit Buna.
E gjithë ka nisur për shkak se Erdgys Arrazi kishte krijuar një lidhje jashtë martesore, dhe presionin bashkëshortes ia bënte me qëllim që ajo të largohej nga banesa e tyre në Shkodër.
Herë pas herë Ergys Arrazi, i ka nxjerrë rrobat Almës në oborr dhe i ka djegur në sy të saj, si shenjë presioni psikologjik për tu larguar nga banesa.
Njëherësh gjyqtari Nazaj ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për pushimin e akuzës të “Vrasjes në rrethana cilësuese” ndaj Erdgys Arrazit, me argumentin se nuk u konstatuan prova bindëse për faktimin e kësaj vepre penale.Motra e Alma Arrazit, Gentjana Z., i ka treguar hetuesve të çështjes se gjatë kohës që ishte në konflikt me burrin, Alma Arrazi shkonte në banesën e saj, për tu qetësuar.