17-vjeçarja godet me thikë vëllain e saj në Lushnje

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Lushnjë këtë të enjte, ku motra e mitur plagosi me thikë vëllanë e saj.

Pas rastit Prokuroria nisi hetimet për nënën dhe vajzën 17-vjeçare.

Vëllai  18 vjeç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.

Ende nuk dihen motivet që çuan në plagosjen e të riut, ndërsa vijojnë hetimet.

Nëna me vajzën nuk i janë bindur urdhrit të policisë për shoqërimin e tyre në komisariat.

“Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe, pasi ditën e djeshme, dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllanë e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale“, sipas policisë.

Share With:
Translate »
128 Views