18 fëmijët e pasarelave të yjeve Hollywood-ianë
Prindërit e tyre janë disa prej yjeve më të njohur të hollivudit.
Genet e bukura nuk i kanë munguar, e ndoshta edhe pak të ndikuar nga jeta nën prozhektorë të prindërve të tyre, disa prej fëmijëve të të famshëmve të botës kanë zgjedhur fushën e modelingut. E nëse fillimi ka qenë të ndikuar nga profesionet e mamit dhe babit, më tej ata kanë vazhduar vetë rrugën e tyre nëpër pasarela duke u kthyer në emrat më të lakmuar nga stilistët. Nga vajza e Michael Jackson e deri tek djali i Pamela Anderson, ne ju sjellim fëmijët e pasarelave me prindër të famshëm!
Ava Phillipe, 18, është vajza e Reese Witherspoon dhe Ryan Phillippe. Ajo e ka nisur karrierrën e saj duke modeluar për herë të parë për Rodarte
Cordell Broadus, 21,është djali i Snoop Dogg dhe Shante Broadus. Ai sapo u bë pjesë e fushatës së modelimit të markës luksoze MCM në të gjithë botën dhe do të xhirojë edhe për Kenneth Cole më vonë këtë muaj. Përpara këtyre ai ka modeluar në pasarelat e Milanit, dhe New Yorkut për Dolce & Gabbana dhe Philipp Plein
Christian Combs, 20, është djali i Sean ‘Diddy’ Combs and Kim Porter. Ai ka modeluar në pasarelat e Dolce & Gabbana në Milano dhe po planifikon të zhvillojë koleksionin e tij nën emrin e të atit Sean John
Barron Hilton, 27 vjeç është djali i Kathy Hilton and Richard Hilton ( njëkohësisht vëllai i Paris Hilton) Ai modeloi për Hakan Akkaya’s Spring Summer 2018 show
Liv Freundlich, 16, vajza e Julianne Moore dhe Bart Freundlich. Ajo ka modeluar për koleksionin më të fundit të J.Crew në javën e modës
Paris Jackson, 20, është vajza e Michael Jackson dhe Debbie Rowe. Kohët e fundit ajo debutoi në tapetin e kuq në ndarjen e çmimeve Golden Globe dhe gjithashtu është modele revistash
Manolo Vergara, 26, është djali i Sofia Vergara dhe ish-bashkëshortit Joe Gonzalez. Ai e filloi karrierrën e tij fillimisht duke marrë pjesë në fushatën e nënës së tij të ‘Head&Shoulders’ dhe debutoi në Paper Magazine ku ju hapën dyert në botën e modelimit
Sistine Stallone,20, është vajza e Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin. Përveç pjesmarrjes në tapetin e kuq përkrah babait të saj Sistine ka punuar edhe për për revistën Vogue, Fay dhe Chrome Hearts
Sofia Richie, 20, është vajza e Lionel Richie dhe Diana Alexander Richie. Karrierra e saj sapo ka filluar me Dolce & Gabbana, në fushatën PrettyLittleThings
Presley dhe Kaia Gerber, 19 dhe 17, janë fëmijët e Cindy Crawford dhe Rande Gerber. Ska as 1 vit qëkur Presley i është futur botës së modelingut dhe është mjaft i kërkuar. Ai ka modeluar për Moschino, për CR Fashion Book, dhe ka marrë pjesë në fushatën më të fundit të Dolce & Gabbana dhe Calvin Klein. Kaia Gerber nga ana tjetër ka modeluar që prej moshës 10 vjeçare për versaçe dhe ka një karrierrë shumë të suksesshme
Brandon Thomas Lee, 22, është djali i Pamela Anderson dhe Tommy Lee. Ai është pjesë e fushatës së Dolce & Gabbana
Zoë Kravitz, 30, vjeç është vajza e Lisa Bonet and Lenny Kravitz. Ajo ka modeluar për një sërë brandish të njohura si Yves Saint Laurent Beauty, Alexander Wang, dhe Calvin Klein
Lourdes “Lola” Leon, 21, është vajza e Madonna dhe Carlos Leon. Ajo është bukuroshja e katërt që do të marrë pjesë në fushatën e Stella McCartney të parfumit të saj të ri POP
Jaden Smith, 20, është djali I Jada Pinkett Smith and Will Smith. Falë stitlit të veçantë që e karakterizon ai do të jetë fytyra e re e koleksionit të Louis Vuitton
Scott Eastwood, 32, është djali I Clint Eastwood and Jacelyn Reeves. Që prej 2013-ës ai ka modeluar për Hugo Boss
Lily Rose Deep,19, është vajza e Johnny Depp and Vanessa Paradis. Ajo ka krijuar karrierrën e saj të modelingut falë pjesmarrjes në shfaqjen e Chanel ku la shumë mbresa
Brooklyn dhe Romeo Beckham,19 dhe 16, janë djemtë e David and Victoria Beckham. Brooklyn ka pozuar për e New York Times‘s style magazine T ndërsa Romeo është pjesë e fushatës së Burrberry