2 javë pas lindjes, Granit Xhaka zbulon portretin e ëmbël të vogëlushes

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, dy javë më parë u bekuan me një vajzë të quajtuar Ayana. Çifti i njohur kanë treguar se vogëlushja ka ndryshuar plotësisht jetën e tyre dhe se Graniti ka zbuluar se kohën e lirë ja dedikon plotësisht asaj. Gjatë kësaj kohe Leonita dhe Graniti kanë publikuar në rrjete sociale imazhe të ndryshme me vajzën, duke u përpjekur për të mos e zbuluar portretin e saj. Por ditën e sotme futbollisti ka publikuar një foto duke treguar fytyrën e ëmbël të vogëlushes.

Ajo është ende shumë e vogël, ndaj është e pamundur të dallohet se kujt i ngjan më shumë mes Leonitës dhe Granitit. Megjithatë kjo nuk është shumë e rëndësishme për çiftin e njohur, sepse për ta ashtu si çdo prind kryesorja është shëndeti i vogëlushes së tyre.

Share With:
Translate »
433 Views