2 vite të martuar, Jonida Vokshi i bën dedikimin emocionues Besnikut dhe foto e fundit na la pa fjalë

Janë bërë dy vite që kur Jonida Vokshi kurorëzoi në martesë dashurinë me Besnik Krapin. Prindërit e një vajze i thanë po njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë, buzë detit dhe nën perëndimin e diellit. Jonida zgjodhi të jetë një nuse e thjeshtë dhe elegante, larg tradicionales.

Ajo ka ndarë disa fotografi nga momentet më të bukura nga dasma e tyre, ndërsa i ka dedikuar dhe disa fjalë të ëmbal partnerit. “Nuk ka ditë që kalon të mos e falenderoj zotin që të solli në jetën time @besnikkrapi. Gëzuar 2 vjetorin e martesës rrubi im❤️

P.S Foton e fundit e postoj për herë të parë, por është momenti më i lumtur i jetës sime kur ju pashë për herë të parë të dy bashkë.”, ka shkruar Jonida.

Share With:
Translate »
29 Views