Detaje nga vrasja në Fier/ Sabrina Bengaj largoi kunatën shtatzënë, i doli para plumbave për ta mbrojtur

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga i shoqi Elton Meta pak ditë më parë në fshatin Zhupan të Fierit. Për ngjarjen e rëndë foli edhe i ati viktimës Partizan Bengaj, i cili thksoi se pas martesës gjërat po shkonin mirë, por pas lindjes së fëmijës dhëndri nisi t’i tradhtonte të bijën. Për të kryer krimin, Eltoni ka ruajtur momentin kur djemtë nuk ishin në shtëpi. Ndërkohë Sabrina sapo ishte kthyer nga puna dhe po hante darkë. Sipas të atit të Sabrinës, familja e autorit të krimit duhet të jetë në burg, pasi janë ata që e kanë mbështetur djalin e tyre. “E gjithë familja e tij duhet të jetë në burg. Nëna e tij është një pl*hrë. I thoshte të birit tradhtoje, bëje. Sot vajza ime bënte 23-vjeçe. Dje u bëra gjysh. Vajza ishte me nusen e djalit në momentin e krimit. Ajo ishte shtatzënë dhe vajza i doli përpara që mos e kapte plumbi” –deklaroi babai i Sabrinës.

Share With:
Translate »
174 Views