20 mijë nxënës më pak në arsimin 9-vjeçar

Arsimi 9-vjeçar shënon uljen më të madhe të numrit të nxënësve që nga 1991-shi INSTAT ka publikuar shifrat për numrin e nxënësve që ndoqën arsimin 9-vjeçar, ku gjatë vitit të kaluar u shënua një rënien e dukshme vjetore, rënia më e madhe që nga viti 1991.

Sipas të dhënave, vitin e kaluar, numri i nxënësve që ndoqën arsimin 9-vjeçar në vitin 2015-2016 ra me 5.4 për qind krahasuar me periudhën 2014-2015.

E konvertuar në shifra arsimin 9-vjeçar e ndoqën më shumë se 343 mijë nxënës në 2016, nga më shumë se 363 mijë nxënës që ishin në vitin në 2015.

Rënia e numrit të lindjeve dhe emigracioni janë 2 shkaqet kryesore të kësaj dukurie të cilat sjellin rënien e treguesve demograk.

Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e parë 2017 pasqyron një rënie me 33,6%, në krahasim me tremujorin e parë 2016.

Në tremujorin e parë 2017, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron normën më të lartë në Qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 639 numrin e vdekjeve.

Lidhur me moshat në pension, sipas të dhënave nga instituti i Sigurimeve Shoqërore shihet se për vitin 2016, numri i personave në pension arriti në 611,544 persona, me një shtesë prej mbi 12 mijë e 600 pensionistësh nga 2015-a.

Share With:
Translate »
616 Views