“20 vjet më parë kur fitova Festivalin..; Anjeza Shahini prek me fjalët në ditëlindjen e të atit të ndjerë!
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Anjeza Shahini ka bërë një dedikim tejet prekës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë.
Ajo sapo ka publikuar një fotografi të njeriut të saj të shtrenjtë në Instagram, dhe krah saj ka shkruar se është e lumtur që 20 vite më parë kur sapo kishte fituar Festivalin e 42-të Këngës zgjodhi të festonte ditëlindjen e të atit dhe jo të dilte nëpër ekrane për të dhënë intervista për atë arritje të saj.
“20 vjet më parë, një ditë pasi kisha fituar Fest 42, u bënë kaq shumë telefonata nga gazetarë dhe kanale televizive për të më ftuar në emisionin e tyre, jam shumë e lumtur që e fika telefonin atë ditë për të festuar ditëlindjen e babait tim. Unë jam shumë mirënjohëse për çdo sekondë të kaluar me të. Unë ngre një gotë për këtë engjëll dikur në tokë”, ka shkruar ajo.
Një mesazh shumë i bukur ky nga këngëtarja për të gjithë ndjekësit e saj, koha është e çmuar dhe një pjesë të mirë duhet t’ia dedikojmë familjes dhe njerëzve të shtrenjtë.
View this post on Instagram