21-vjeçarja lind foshnjën gjigande 5.8 kg, habitet stafi mjekësor

Një nënë 21-vjeçare Amber Cumberland nga Anglia ka qëndruar 24 orë në maternitet derisa solli në jetë vajzën e saj Emilia.

Gjatë shtatzënisë mjekët i thanë se ajo pret binjakë dhe barku i saj filloi të rritej ekstremist shumë. Foshnja që lindi peshonte 5.8 kilogramë dhe është zyrtarisht e porsalindura e dytë në Mbretërinë e Bashkuar që thyen këtë rekord.

Kur vajza filloi të dilte, fytyra e mjekëve ishte e tronditur, por më pas ata filluan të qeshnin kur e panë dhe i thanë nënës “urime, ke pasur vetëm një vogëlushe”.

Foshnja Emilia ishte tepër e madhe në tremujorin e tretë, duke arritur madhësinë mesatare të një foshnje 36 javore me skanimin e saj 32-javor.

Nëna u mundua shumë gjatë lindjes, pësoi shumë lëndime dhe dëmtime, por me kalimin e kohës ajo filloi të merrte veten. Ditët e para ajo nuk merrte dot vajzën në krahë ta ushqente për shkak të plagëve që kishte.

“Veshjet që kishim sjellë nuk i përshtateshin asaj, por për fat të mirë kishim disa rroba rezervë 0-3 muaj dhe stafi i spitalit u vu në kërkim të pelenave më të mëdha në të gjithë pediatrinë. Infermieret e spital vinin dhe vizitonin vajzën time për ta parë peshën e saj dhe për të bërë foto me të pasi ishte shumë e madhe. Unë dhe bashkëshorti jemi aq të lumtur me vajzën tonë të mrekullueshme”, është shprehur Amber.

Share With:
Translate »
1058 Views