Djali i James Blunt do të ketë një nun special

Ed Sheeran deklaroi se ai do të jetë kumbari i djalit të mikut të tij më të mirë, James Blunt.

Ed dhe James u njohën në vitin 2015 dhe miqësia e tyre u bë tepër e ngushtë, ndërsa 26-vjeçari e ndihmoi këngëtarin e “You’re Beautiful” për të shkruar disa këngë.

Djali i James dhe partneres së tij Sofia Wellesley erdhi në jetë në vitin 2016, por vetëm tani çifti vendosi për ta pagëzuar.

Gjatë një interviste për “The Sun”, Ed Sheeran tha: “James është si një vëlla për mua. Nuk jam i sigurt nëse duhet ta them, por do të jem nuni i djalit të tij”.

Share With:
Translate »
890 Views