3 arsye përse burri nuk duhet të hyjë në sallën e lindjes

Është trend në rritje prania e burrave në sallën e lindjes. Përveç mbështetjes që japin për gruan, ka disa arsye që e kundërshtojnë praninë e tyre në këtë proces. Dhe s`po flasim për rastet kur bien pa ndjenja.

Dhimbja mund të shtohet

Kjo sepse burrat nuk janë të parapërgatitur për këtë proces dhe mund të jenë shumë të trembur. Kjo do ndikonte drejtpërdrejt në gjendjen emocionale të gruas dhe do shtonte dhimbjet e saj.

Burri mund të përjetojë depresion

Lindja mund të shndërrohet në situatë stresi, stresi postraumatik, ca edhe prej pafuqisë për të ndihmuar gruan. Bashkuar kësaj edhe ardhjes në jetë të jetës dhe ndryshimit të gjithë ekuilibrave, do e ketë të vështirë të jetë mbështetje për gruan pas lindjes.

Kur nëna takon fëmijën për herë të parë është e rëndëishme të jetë vetëm me të

Burri aty pranë do ishte faktor shpërqëndrimi.

Share With:
Translate »
534 Views