Paridi merr kupën dhe mami Ingriti nuk mund të ishte krenare më shumë se kaq

Ingrit Gjoni ka treguar me postimet e ndryshme se tregon kujdesin maksimal për djalin e saj, Parid. Së fundmi këngëtarja ka ndarë një foto të të birit me kupën e futbollit në duar, duke treguar se është gëzuar për vlerësimin maksimal që ai ka marrë.

“Bravo jeta e mamit, jam krenare për ty. Super gol, fitore e merituar. Bravo dhe teze Ilda që me përkushtimin e saj ti ia dole sot. Një bravo e madhe dhe për trajnerët. Bravo mami”, ka shkruar Ingrit krah fotos së djalit në ‘Instagram’. Me siguri ajo duhet të jetë shumë e lumtur që Paridi gëzon këtë talent dhe vazhdon ta “ushqejë” atë çdo ditë duke u stërvitur.

Share With:
Translate »
539 Views