3 vjeçarja do izolohet deri në moshën 12 vjeç sepse është e “zgjedhura e nderit”

Është zgjedhur Dea e re Kumari në Nepal dhe bëhet fjalë për një vajzë 3 vjeçe. Kjo traditë ekziston që prej 500 vjetësh dhe Dea e gjallë Kumari, është një vajzë që nderohet nga indigjenët dhe budistët.

Dea e re, është Trisnha Shakya  dhe zëvendëson vajzën e quajtur Martina,  sepse kjo e fundit ka mbushur 12 vjeçe.

Trisnha Shakya iu prezantua publikut dhe është  fotografuar në krah të të atit në Pallatin Kumari Ghar të Katmandusë, ku do të qëndrojë e izoluar deri sa të mbushë 12 vjeçe.

Daljet e saj do të jenë sporadike, vetëm në disa festa fetare. “Trishna është Dea e re. Ka zëvendësuar Martina Shakya, që mbushi 12 vjeçe”, tha prifti  Uddhav Karmacharya, një nga anëtarët e komitetit që ka zgjedhur dean e re.  

“Zgjodhëm Trishnan në mesin e shumë vajzave sepse harta e saj yjore ishte më përshtatshmja në krahasim me të tjera”, shpjegoi ai, shkruan shqip.

Sipas traditës vajzat e përzgjedhura si dea janë rimishërimi i perëndeshës Taleju dhe misioni i tyre zgjat deri në moshën 12 vjeçe, sapo futet në fazën e pubertetit. Ato studiojnë në kompleksin ku jetojnë dhe mund të takohen shpesh me prindërit në tempull.

Share With:
Translate »
942 Views