3-vjeçarja fërkon lëkurën që t’i bëhet e bardhë pasi i thanë”Princeshë Elsa nuk ishte e zezë si ty”

Duket e pabesueshme ngjarja me një vajzë e vogël me emrin Samara Muir, e cila po argëtohej në parkun e lojërave Disney në Melburn. 3-vjeçarja kishte veshur një fustan si të princeshës Elsa. Ishte shumë e lumtur por dikush u tregua shumë mizore me të. Ndërsa priste radhën për t’u kolovitur në lisharëse, si gjithë fëmijët e tjerë, drejt saj u afrua një grua dhe i tha: “Princesha Elsa nuk ishte e zezë si ty”. Fjalët e trembën vogëlushen, e cila filloi të fërkonte lëkurën e fytyrës me shpresën se ajo do bëhej e bardhë. Nëna e Samara-s që ndodhej aty pranë, i kërkoi shpjegime gruas, por mori një përgjigje edhe më tronditëse se e para: “Vajza ime është e bardhë dhe jo e zezë dhe e shëmtuar si e jotja”. Mund edhe të kishte mbetur një ngjarje e shëmtuar në park, sikur që nga ajo ditë Samara e vogël të mos fërkonte fort e shpesh lëkurën e saj me sapun, me shpresën se do të bëhet e bardhë.    

Share With:
Translate »
590 Views