3-vjetori i lidhjes së tyre i gjeti në pritje të ëmbël, ja si e surpriza e Alfios për mami Fatmën

Prej disa muajsh Fatma Methasani dhe Alfio kanë treguar se janë duke pritur fëmijën e tyre të parë. Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Pasditja Ime’, moderatorja ka rrëfyer dhe emocionet e para që ka ndjerë teksa zbuloi se ishte shtatzënë dhe momentin kur këtë lajm ja dha dhe partnerit të saj.

Së fundmi duket se dyshja kanë vendosur të festojnë 3 vjetorin e lidhjes së tyre në një udhëtim në Stamboll. “Babi Alfio na bëri një udhëtim surprizë në Stamboll sepse festojmë 3 vite bashkë, aspak normale, me njëri-tjetrin”, ka shkruar Methasani në foton e publikuar në ‘Instastory’ krah Alfios.

Ajo ka ndarë gjithashtu dhe disa foto gjatë udhëtimit në qytetin e Stambollit, ku ajo çfarë tërheq vëmendjen e të gjithëve është barku i rrumbullakosur, i cili rritet dita ditës. Me siguri Fatma dhe Alfio janë duke jetuar momentet më të ëmbla të jetës së tyre, teksa presin që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë.

Share With:
Translate »
401 Views