“Jam me fat”, Ariana flet për marrëdhënien e veçantë që ka me familjen e burrit
Këtë të shtunë, të ftuar në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan, ishin një nuse dhe një vjehërr: Ariana dhe Sabri Fejzullahu. Këngëtari i dashur për publikun dhe blogerja e njohur e rrjeteve sociale, kanë zbuluar shumë rreth raportit familjar që ekziston mes tyre.

Ariana ka treguar se e konsideron veten me fat që ka pranë saj familjen e burrit, e cila mbështet në çdo moment. “Shyqyr Zotit jemi shumë mirë, shihemi çdo ditë, në darka, në dreka. Jam shumë me fat që kam vjehrrin, nuk dua ta quaj vjehërr se më duket si mungesë respekti, shyqyr Zotit babi më kupton shumë mirë. Më ndihmojnë shumë me fëmijët, jam shumë e lumtur seriozisht që i kam çdo moment të jetës mbështetje”, u shpreh ajo.

Po ashtu dhe Sabriu tha fjalët më të mira për nusen e djalit, duke e cilësuar si njeri të padjallëzuar dhe të mbushur plot me dashuri për të tjerët: “Dashuria e Arianës për njerëzit është shumë e madhe. Është e padjallëzuar. Asgjë të keqe nuk ka në të. Ajo e shfaq dashurinë përmes buzëqeshjes së saj dhe i bën të tjerët për vete.”






