34 vjeçari shqiptar ndërron jetë në spitalin në Spanjë, por trupi i tij sillet pa organin e zemrës, çfarë thotë motra e tij

Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të 34 vjeçarit Saimir Sula i cili ka ndërruar jetë vitin e kaluar në Spanjë. Por trupi i tij është sjellë drejt Shqipërisë pa organin e zemrës. Kjo u zbulua pas dyshimeve të motrës së tij dhe kërkesës për ti bërë ekzaminimin mjeko-ligjor në Tiranë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se 34 vjeçari ka pasur bronkopneumoni sero-deskuamative, aderanca pelurale në anën e djathtë të gjoksit, hepatit kronik persistent, autolizë e organeve dhe mungesë të organit të zemrës.

34 vjeçari shqiptar ndërron jetë në spitalin në

Mjekët e ekspertizës mjeko-ligjore kanë thënë se nuk mund të përcaktojnë me saktësi shkencore shkakun e vdekjes së 34 vjeçarit pasi mungon zemra dhe ekzaminimi i saj. Ndërkaq thuhet se në gjakun e viktimës nuk janë zbuluar gjurmë të medikamentit haloperidol.

Dyshimet janë se me rastin e tij ka ndodhur vepra penale e shitblerjes së paligjshme të organeve.

Saimir Sula jetonte në Spanjë bashkë me motrën e atij. Në muajin maj të vitit 2020 ai shkoi për të bërë një test të koronavirusit por rezultoi negativ. Ndërsa pasditen e 8 majit ai përjetoi temperaturë dhe shkoi në spitalin në Barcelonë.

Motra e tij Majlinda Sula thotë se i vëllai i ka dërguar mesazhe nga spitali duke i kërkuar që ta nxjerrë pasi donin ta vrisnin. Por teksa ajo ka shkuar në spital, i kanë thënë se zemra e tij ka pushuar së rrahuri. Majlinda Sula ka këkruar kartelën mjekësore, ndërsa spitali në Barcelonë ka shkruar në të shkakun e vdekjes si natyrale.

34 vjeçari shqiptar ndërron jetë në spitalin në

Pritet që prokuroria e Tiranës të zbardhë të plotë ngjarjen.

Share With:
Translate »
777 Views