“35 mijë euro në javë për të dashurat dhe berberin”, Cristiano Ronaldo ankohet për shpenzimet e djalit të tij

Intervista e Cristiano Ronaldos për “Will to Act” në të cilën ankohet për shpenzimet e djalit të tij të madh është bërë virale në rrjet.

“Ai shpenzon mbi 35 mijë euro në javë për prerje flokësh, veshje, restorante dhe për të dashurat e tij. E di që është i ri dhe dëshiron gjithçka, por mendoj se është shumë për një fëmijë të moshës së tij”, tha futbollisti i njohur.

Djali është 14 vjeç, ai është arsimuar në akademitë e futbollit të klubeve ku luan babai i tij.

“Tani i jap vetëm 13 mijë euro në javë, por Georgina ende mendon se është shumë. I shpenzon të gjitha në restorante, dalje dhe gjëra të tjera që nuk janë të dobishme”, theksoi më tej ylli i futbollit.

Cristiano Ronaldo Jr. ka lindur në qershor 2010 në San Diego të Kalifornisë dhe ende nuk dihet se kush është nëna e tij. Futbollisti ka gjithsej pesë fëmijë. Dy me të fejuarën e tij, Georgina Rodriguez, dhe tre të tjerët nga lidhjet e mëparshme.

Share With:
Translate »
103 Views