4 arsyet që gratë shtatzëna duhet të konsumojnë ushqime që përmbajnë hekur

Një numër benefitesh mund të merrni nga konsumimi i ushqimeve që përmbajnë hekur.

Ndër ato për të cilat gratë shtatzëna kanë nevojë është mbrojtja nga kushtet shëndetësore që sjellin efekte tek foshnja, por edhe tek nënat shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Rekomandimet e Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) thonë që gratë shtatzëna kanë nevojë për dyfishin e sasisë së hekurit që i nevojitet një gruaje jo-shtatzënë në mënyrë që ta dërgoj oksigjenin tek fetusi.

Sipas Dr. Cantor, hekuri është kaq i rëndësishëm gjatë shtatzënisë për këto arsyje:

-Përmirësimi i anemisë para lindjes së foshnjës është shumë e rëndësishme për të kompensuar humbjen e pritshme të gjakut gjatë një lindjeje normale.

-Anemia para lindjes është një faktor rreziku për të pasur nevojë për një transfuzion gjaku.

-Ekziston një lidhje mes anemisë dhe peshës së ulët, lindjes së parakohshme, pre-eklampsisë dhe vdekshmërisë së përgjithshme të nënave dhe perinatale.Lindja e parakohshme dhe pesha e ulët mund të rrisin rrezikun që fëmija juaj të ketë probleme zhvillimi gjatë lindjes dhe gjatë fëmijërisë.

-Ushqyerja me gji mund të jetë më e vështirë me aneminë.

Share With:
Translate »
144 Views