E fejuara e kryeministrit Johnson pikaset e veshur thjesht, duke u relaksuar në park me të birin Wilfred

E fejuara e kryeministrit britanik Boris Johnson, Carrie Symonds shihej sot me pamje të thjeshtë në një park të Londrës teksa shëtiste në karrocë djalin e çiftit, Wilfred.

33 vjeçarja Symonds, përshkruhej si e veshur thjesht por me stil, me një pallto “ngjyrë gamiljeje”, një fustan me motive florale e çizme të zeza, teksa shtynte karrocën e Wilfred në qendër të Londrës.

Nëna e një fëmije, e cila punon si drejtore e komunikimeve në grupin Aspinall Foundation, shihej gjithashtu duke folur në telefon teksa shijonte diellin pranveror.

Djali i tyre Wilfred mbush një vjeç javën që vjen, dhe dukej i lumtur në karrocën e modelit UPPAbaby Cruz, që kushton rreth 700 dollarë.

Zhvillimi vjen disa orë para se kryeministri 56 vjeçar, të mbronte me forcë veten nga akuzat e teksteve private me kreun e kompanisë së ventilatorëve, Sir James Dyson ku i premtonte se “do të rregullonte” një çështje taksash, në lidhje me pajisjet me të cilat manjati furnizon sistemin shëndetësor britanik.

Carrie e Boris, njoftuan fejesën e tyre në shkurt 2020, dhe ende nuk kanë njoftuar për martesën.

Share With:
Translate »
251 Views