4 gabimet e prindërve që ndikojnë në karakterin e fëmijës
Nganjëherë, pa qëllim të keq dhe pa dijeninë e tyre prindërit rrisin fëmijët në mënyrën e gabuar.
Psikologia klinike, Ma. Lourdes “Honey” Carandang shpjegon se janë katër shembuj përmes të cilëve ju negativisht po ndikoni në jetën e fëmijës tuaj:
- T’i krahasoni fëmijët tuaj – është fyese dhe e hedh poshtë njërin fëmijë karshi tjetrit. Prindërit mund të jenë fajtorë dhe të mos e dinë.
- Të përdorni etiketime – nofkat mund të duken si të parrezikshme, por ato mund të lënë vrragë në fëmijën përjetësisht nëse përdoren shpesh.
- Të vini një shembull për ngacmim – fëmijët jo vetëm që ju dëgjojnë se çfarë thoni por edhe ju shohin se çfarë bëni. Andaj keni kujdes se si i trajtoni edhe të tjerët.
- Ta lini favorizimin që të ndikojë në disiplinë – me shumë probabilitet, secili prind e ka dikë favorit, dhe shpesh të bëmat e këqija të atyre fëmijëve mbeten të padënuara ndërsa të vëllezërve dhe motrave të tyre, jo, shkruan zëri.