4 këshilla për të eleminuar hemorroidet gjatë shtatzënisë

Hemorroidet janë venat e fryra brenda rektumit tuaj ose në lëkurën që rrethon anusin tuaj.

Ato janë të pranishme si gjatë dhe pas shtatzënisë, për arsyje se foshnja bën presion në zonën brenda rektumit tuaj shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.

Në shumë raste, ajo trajtohet pa ndonjë ilaç, por për të kaluar sa më shpejt këtë situatë mund t’i ndiqni 4 këshilla.

Shtoni fibra në dietën tuaj. Fibrat ndihmojnë për të zbutur jashtëqitjen tuaj.

Pini shumë ujë. Të qëndroni të hidratuar gjithashtu ndihmon në parandalimin e kapsllëkut.

Mbajeni zonën të pastër. Mbajtja e pastër e zonës anale do t’ju ndihmoj në parandalimin e çdo acarimi shtesë që mund të marrë në rrugën e procesit të shërimit.

Konsumoni ilaçet adekuate. Nëse jeni shtatzënë, bisedoni me mjekun tuaj përpara se të përdorni ndonjë trajtim të ri pa recetë.

Share With:
Translate »
437 Views