Ja cilat ndryshime mund t’i përjetoni gjatë shtatzënisë

Strijat, ndryshimi i numrit të këpucëve, lëkura e thatë dhe madhësia e gjoksit janë ndër ndryshimet që karakterizohet periudha e shtatzënisë.

Mirëpo, për çfarëdo ndryshimi tjetër që mund të keni duhet të përgaditeni, sepse do kaloni një udhëtim të gjatë 9 mujor shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.

Strijat

Një nga ndryshimet më të zakonshme që duhet të prisni në trupin tuaj gjatë shtatzënisë janë shenjat e strijes. Ato krijohen si rezultat i tërheqjes së lëkurës dhe zgjerimit për të akomoduar fëmijën tuaj në rritje.

Ndryshimi i numrit të këpucëve

Kjo mund të ndodh nga pesha shtesë e bartur gjatë shtatzënisë apo nga relaksimi i hormonit, i cili relakson kockat dhe ligamentet për të rritur elasticitetin e trupit gjatë lindjes së fëmijëve.

Lëkura e thatë

Një tjetër ndryshim që mund të shihet gjatë shtatzënisë është lëkura juaj të bëhet e thatë.Me ndryshimet hormonale që marrin trupin tuaj, ky është një efekt anësor që ju patjetër që nuk mund ta parashikoni.

Madhësia e gjoksit

Gjinjtë tuaj do të vazhdojnë të rriten gjatë shtatzënisë dhe madje edhe pas lindjes së foshnjës tuaj.

Share With:
Translate »
341 Views