4 mënyra si të jesh duke pritur djalë gjatë shtatzënisë është më ndryshe sesa kur prisni vajzë
Të prisni një djalë, pas një ose dy vajzave është si të jesh shtatzënë për herë të parë.
Përderisa dhimbjet e shtatzënisë dhe lindjes janë të njejta, në shumicën e rasteve gjërat që ju ndodhin i përjetoni ndryshe.
Më poshtë keni disa gjëra të cilat ndryshojnë kur prisni djalë pasi keni pasur vajzë:
1.Ju hani shumë më shumë kur prisni djalë – Kur jeni shtatzënë me djalë, oreksi do të jetë aq i shtuar sa do të ndihehni se kurrë nuk jeni të ngopur. Ju do të mund të hani një picë familjare dhe përsëri të keni vend për ëmbëlsirë. Këtë do ta vërejnë edhe bashkëshorti juaj dhe anëtarët e tjerë të familjes.
2. Do të keni shumë më pak të vjella – Ju do të befasoheni që gjatë shtatzënisë do të keni aq pak të vjella sa nuk do ta konsideroni se keni pasur mundim fare. Të vjellat fillojnë më vonë dhe ndodhin shumë rrallë dhe kjo gjë është një lehtësim vërtetë i madh.
3. Do të ndiheni shumë më të lodhur këtë herë – Gjatë çdo shtatzënie do të jeni aq të lodhur saqë do ta keni problem të ngjiteni shkallëve pa ju ndalur fryma. Përderisa e besoni se nuk mund të bëhej më keq, kur prisni djalë sasia e lodhjes sikur shumëfishohet. Ju do të ndiheni të lodhur deri në mesditë, e kur fëmijët do të kërkojnë t’i ushqeni, ju do te keni nevojë vetëm të shtriheni e të bëni pak gjumë. Ndërsa në mbrëmje edhe mund të ndiheni aq të lodhur sa bashkëshorti juaj do të detyrohet të ju mbajë deri në shtrat.
4. Bebja është shumë më aktive – Nëse në bark keni një djalë, ju do ta ndjeni të lëvizë gjatë gjithë kohës, ditën edhe natën. Por, kjo është një ndjenë shumë e mirë që do të ju kënaqë dhe ju shkakton vazhdimisht senzacion.