4-vjeçari jeton me dhimbje, mamaja: Nuk kemi mundësi për të kryer operacionin

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli këtë të premte në rubrikën “Shqipëria pa filtra”, historinë e një 4 vjeçari nga Rrogozhina.

Në vitin 2016, Hurma Toska, nga Rrogozhina, solli në jetë femijën e dytë. Djali lindi i shëndetshëm por në moshën 6 muajsh kaloi një temperaturë të lartë në gjumë.

Që prej asaj kohe gjendja e 4-vjeçarit vjen duke u përkeqësuar nga dita në ditë. Nëna e tij shprehet se djali ka nevojë për operacion, por nuk ka mundësi për ta paguar.

Mamaja: Mjekët më kanë dhënë shpresë që djali mund të shërohet, por operacioni është pak i shtrenjtë. Ndërhyrja kushton 45 mijë euro sëbashku me analizat. Nuk kemi asgjë. Problemet e dukshme janë shpina, deformimi i saj dhe këmbët.

Edhe kryefamiljari tregon sakrificat që bën për familjen e tij. Herë ka punë e herë jo. Duhet që ata të paguajnë ilaçet për fëmijën e për më tepër që familja jeton me qira. Dëshira e këtyre prindërve është shëndeti i djalit të tyre.

Babai: Kur ka punë ka, kur nuk ka nuk shkoj. Punoj me ditë, jetesa me qira si dhe shëndeti i djalit. Disa ilaçe i marr në Itali me lekë, ndërsa ilaçet këtu në Shqipëri i marrë me rimbursim. Shumë herë kam marrë borxh tek njerëzit e mi.

Thirrja shkon për të ndihmuar të voglin.

Share With:
Translate »
825 Views