Erion Veliaj zbulon ushqimin e preferuar të Ajolës në shtatzani

Pavarësisht punëve që ka për të bërë duke i ardhur Tiranës vërdallë nga mëngjesi në mbrëmje, Erion Veliaj është i kudogjendur edhe kur është fjala për mediat. Dashamirës dhe i gatshëm sa herë e ftojnë, por nuk lë rast pa treguar se çfarë bëri bashkia atë atë ditë dhe ato kohë që nga hera e fundit që ai nuk ka qenë në një intervistë televizive. Këtë bëri edhe mbrëmjen e sotme në Top Arena, por gjithashtu ndau me të gjithë emocionet që ka përjetuar gjatë një muaji të Kampionatit Botëror i gjithë kryeqyteti.

Megjithatë, prej disa muajsh, vëmendja e publikut është shpërqëndruar paksa nga Veliaj si kryetar për t’u përqëndruar te Veliaj baba. Këtë ndjesi që nuk e kishte provuar kurrë më parë, Lali Eri e tregoi sonte nga “Këndi i së vërtetës”, pas pyetjes si u ndje kur mësoi lajmin se do të bëhej baba: “Ndjesia më e bukur që kam pasur ndonjëherë në jetë. Nuk kisha përjetuar ndonjëherë një ndjesi më të bukur”, – tha ai. Por detajet e bebit nuk i la me kaq.

Për emrin e bebes që do të vijë së shpejti në jetë, Veliaj tha se: “Jemi në një listë të shkurtër, por akoma nuk e kemi ndarë. Kemi edhe dy muaj kohë”

Ndërsa pas pyetjes tjetër, për ushqimin e preferuar të Ajolës gjatë shtatzënisë, Veliaj i ftoi të gjitha ato që duan të bëhen nëna të jenë të vëmendshme: “Ushqimi i preferuar i saj është spinaqi, kështu që kush nuk është akoma shtatzënë, të përgatitet për shumë spinaq…”

Jo vetëm i shëndetshëm, por do të jetë edhe i fortë, siç duket, djali i çiftit të njohur. Nëse do të ndjekë rrugën e prindërve, do të ketë nevojë për shumë force, me siguri…

Share With:
Translate »
1022 Views