5 arsye pse duhet të dilni/udhëtoni më shpesh me mamanë tuaj!

Nga dashuria pa kushte te këshillat e përditshme, prania e mamave është një bekim në jetët tona. Ne nuk mund t’i falenderojmë kurrë mjaftueshëm për gjithë mbështetjen dhe përkushtimin e tyre.

Sigurisht që ju mund të dilni me mamatë tuaja edhe pa patur asnjë aryse, por rezulton se ka jo një, por disa arsye pse duhet të dilni dhe/ose udhëtoni më shpesh vetëm për vetëm me mamatë.

1. Një marrëdhënie e shkëlqyer me nënën tuaj mund t’ju ndihmojë ta mbani mendjen e saj më të mprehtë për një kohë më të gjatë.

Sipas hulumtimit të botuar në Journal of Alzheimer’s Disease, kalimi i kohës me prindërit tanë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të demencës, e cila ndikon në të menduarit, kujtesën, arsyetimin dhe personalitetin e tyre.
Marrëdhënia personale me nënat tona mund të ketë një ndikim të madh në aftësitë e tyre njohëse ndërsa plaken. T’i ftosh për darkë apo të kaloni pushime së bashku, do t’i bëjë ato të ndihen më të vlerësuara dhe më të dëshiruara.

2. Mendoni për gjithë kujtimet që do të krijoni

Sado që e urrejmë ta pranojmë, jemi të vetëdijshëm se ndërsa vitet kalojnë, prindërit tanë plaken. Prandaj, ndihuni mirënjohës për kohën që i keni pranë dhe tregojeni këtë përmes veprimeve.

3. Do të mësoni akoma më shumë prej tyre

Mamatë janë shpesh burimet më domethënëse të udhëzimit në këtë botë. Ato dinë shumë gjëra përpara jush dhe janë në gjendje që shpesh herë ta dallojnë më mirë se ju, të drejtën nga e gabuara.

4. Një bisedë me mamin mund t’ju ndryshojë ditën

Askush në botë nuk ju do më shumë se nëna juaj. Prandaj, zakonisht, bisedat me to janë motivuese, shpresëdhënëse dhe frymëzuese. Mendoni pak për gjithë herë që mami ju thotë se si ju jeni më “e bukura, më e zgjuara, më e mira” apo “se sa me fat do jetë partneri/ja juaj për ju”. Thjesht *motivuese*.

5. Kalimi i kohës me nënën tuaj mund t’i zgjasë asaj jetën

Nëse dëshironi që mamaja juaj të jetojë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, filloni të bëni plane me të! Sipas një studimi të fundit, i cili u krye nga universiteti i Kalifornisë dhe zgjati për 6 vjet, mungesa e lidhjeve sociale më vonë në jetë mund të jetë një pengesë për shëndetin e dikujt.
Me fjalë të tjera, studimi zbuloi se të moshuarit që ndiheshin të vetmuar dhe të lënë pas dore, vuanin nga probleme shëndetësore, të tilla si përkeqësimi i aftësisë së kufizuar. Përveç kësaj, studimi tregoi gjithashtu se lidhja midis vetmisë në pleqëri dhe jetëgjatësisë ishte domethënëse.

Burimi: Bright Side

Share With:
Translate »
31 Views