5 gabimet që duhet të shmangni kur jepni lajmin e shtatzënisë

Pasi 12 javët e para të rrezikut kalojnë, mundësia për të ndarë me miqtë e ngushtë apo familjarët lajmin e shtatzënisë është një nga ato vendimet që çiftet mezi e presin. Kapërcimi i tre muajve të parë, shihet si një periudhë e sigurt për të ndarë lajmin e bukur, por për disa syresh mund të jetë edhe një hap i vështirë sepse ndoshta ju keni një mik/mikeshë që ka probleme me fertilitetin, dikush që sapo është divorcuar etj.

Ekspertja e prindërimit, Katie Massie-Taylor thotë për HuffPost se ka disa gabime që duhet të shmangni nëse doni që lajmin e shtatzënisë ta jepni në mënyrën më të bukur të mundshme, duke sjellë njëherësh lot gëzimi, ndjeshmëri dhe emocione të personat me të cilin e ndani këtë moment të rëndësishëm të jetës.

#1 Mos supozoni faktin se e dini se kujt mund t’i tregoni: Bashkë me partnerin mund të bëni një listë të njerëzve se kujt t’i tregoni, kur dhe si. Kjo garanton faktin që të dy jeni në një mendje përpara se t’i jepni lajmin e madh familjes suaj

#2 Mos supozoni se situatën se dhënia e lajmit ballë për ballë është qasja më e mirë: Nëse i keni problem emocionet dhe përballjen me to, mendoni që t’u dërgoni një email ose mesazh të formuluar bukur për lajmin e pritjes së ëmbël. Kjo u jep atyre mundësinë për ta marrë në kohë lajmin, për ta përpunuar dhe për t’u përgjigjur kur ata të ndihen gati.

#3 Dhënia e lajmit përmes mediave sociale mund të tingëllojë disi brutale: Nëse dikush është i/e rëndësishme për ty, lajme të tilla kaq emocionale nuk duhet t’i marrin vesh nga rrjetet, por përmes një qasjeje më të personalizuar.

#4 Kini kujdes nga thashethemet: Nëse e keni ndarë lajmin e shtatzënisë pa pritur mbylljen e tre muajve të parë, mos u çudisni që në kulmin e entuziazmit dikush ta ketë thënë pa të keq. Kësisoj lajmi mund të jetë përhapur në dy ose më shumë veta.

#5 Mundohuni të mos bëni shaka: Çfarë mund të jetë me doza humori për ju dhe partnerin/en mund të jetë diçka e pakëndshme për të tjerët. Shakatë për një kapitull kaq të rëndësishëm nuk janë gjithnjë të mirëpritura.

Share With:
Translate »
105 Views