Foto/ Studente në Fakultetin Ekonomik në Tiranë, ja kush është Hygerta Meta, vajza që vrau të atin në Durrës

Një ngjarja sa e rëndë, sa dhe e pazakontë vjen mëngjesin e kësaj të premteje nga fshati Shënavlash i Durrësit. Një 50-vjeçar u gjet i vrarë dhe i varrosur në shtëpinë e tij, një krim për të cilin policia ka vënë në pranga të bijën. Viktima është Pëllumb Meta, ndërsa autore e dyshuar 19-vjeçarja Hygerta Meta. Motivi? Të paktën sipas asaj që ka deklaruar vetë e reja, insistimi i të atit për ta fejuar pa dëshirë.

Në foto viktima, Pëllumb Meta
Në foto viktima Pëllumb Meta

E gjithë ngjarja në fjalë nisi 10 ditë më parë. Ishte djali 25-vjeçar i cili shkoi në policinë e Durrësit, për të kallëzuar largimin e të atit, pa e ditur që 50-vjeçari ndodhej i varrosur pikërisht brenda rrethimit të banesës së tij.

Në foto autorja e dyshuar, Hygerta Meta
Në foto autorja e dyshuar, Hygerta Meta

4 ditë pasi mori denoncimin, policia gjeti fillimisht makinën e 50-vjeçarit të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Në këtë pikë, nën dyshimet se Pëllumb Meta ishte zhdukur policia intensifikoi hetimet dhe arriti të siguronte prova që në fakt treguan se ai ishte vrarë.

Trupi i tij u gjet i mbështjellë me qese dhe i groposur në kasolle, mëngjesin e kësaj të premteje

19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila vrau të atin në Shënvlash të Durrësit është studente e Fakultetit Ekonomik në Tiranë.

Share With:
Translate »
76 Views