5 gjërat që NUK i bëjnë prindërit që rrisin fëmijë të suksesshëm

Si prind, me siguri që do bëni gabime gjatë rrugëtimit tuaj! Kjo është gati e pashmangshme. Por, mënyra se si flisni me fëmijët dhe si silleni me ta, mund të ndikojë në besimin dhe forcën e tyre mendore, gjë e cila përcakton sukseset që do të kenë në të ardhmen. Për të rritur fëmijët të lumtur dhe që përshtaten lehtë në çdo situatë nuk mjafton vetëm kujdesi dhe siguria. Në fakt, janë pesë gjërat që nuk i bëjnë prindërit që duan të rrisin fëmijë të suksesshëm.

#1 Mos i përkëdhelni shumë

Përkëdhelja e fëmijëve i bën ata më pak të prirur të zhvillojnë tipare si prakticiteti dhe këmbëngulja, të cilat mund t’i ndihmojnë të shmangin problemet që do kenë si të rritur. Ju sigurisht që nuk keni nevojë të silleni ashpër me ta, por është e rëndësishme që t’u mësoni atyre pavarësinë dhe motivimin duke i përfshirë në përgjegjësi të caktuara çdo ditë.

#2 Mos i ndëshkoni për gabimet e tyre

Është e rëndësishme të mësoni se si të përmirësoheni nga dështimi, por në një mënyrë të shëndetshme. Ndëshkimi i fëmijës për një gabim mund t’u japë atyre mesazhin e gabuar, pra se dështimi është diçka për të cilën duhet të kesh turp, më shumë se sa një pengesë e përkohshme nga e cila mund të mësosh shumëçka.

#3 Hiqni dorë nga pesimizmi

Bota është plot me sfida të vazhdueshme. Është e lehtë të jesh pesimist. Por, kujtojini vetes gjithmonë se besimet dhe qëndrimet tona përhapen edhe te fëmijët tanë. Fëmijët optimistë kanë më shumë shanse t’i shohin pengesat si diçka të përkohshme që mund të kapërcehet dhe thjesht vazhdojnë të ecin përpara.

#4 Mos u mërzisni kur fëmijët bëjnë shumë pyetje

Mund të duket gati sfilitëse që t’i përgjigjeni çdo pyetjeje që kanë fëmijët, por ju nuk duhet t’i ndaloni në këtë gjë, përkundrazi. Është e rëndësishme të inkurajoni kureshtjen e fëmijëve tuaj. Fëmijët mësojnë më shumë dhe kujtojnë atë që mësojnë, kur janë shumë kureshtarë.

#5 Mos reagoni për çdo gjë

Për një prind është shumë e lehtë të reagojë për çdo shqetësim që ka lidhje me fëmijët, qoftë një zënkë e vogël me bashkëmoshatarët, një problem në shkollë etj. Por, mos harroni se nuk është fundi i botës! Ju nuk duhet të përfshiheni në çdo situatë duke i dalë në mbrojtje fëmijës, por t’i mësoni mekanizmat e reagimit.

Share With:
Translate »
92 Views