5 muajshe shtatzënë dhe në frontin e luftës në Ukrainë, gazetarja e CNN u përgjigjet kritikave
Clarissa Ward është në muajin e pestë të shtatzënisë, por punën nuk po e kryen nga zyra. Ka pranuar të shkojë për herë të dytë në Ukrainë nga ku raporton ngjarjet e luftës.
Një pjesë e rrjetit e ka quajtur të papërgjegjshme, duke e akuzuar se ka vënë në rrezik jetën e fëmijës së saj të palindur.
Të tjerë fajësojnë CNN.
Vetë Clarissa u është përgjigjur duke thënë:
“Mund të jetë vërtet sfidues qëndrimi këtu. Udhëtime të gjata, ftohtë, plus duhet të kujdesem dyfish. Po mijëra gra ukrainase janë çdo ditë këtu, në të njëjtat kushte”.
Clarissa ka edhe dy fëmijë të tjerë 4 dhe 2 vjeç.