5 shenjat e para paralajmëruese të një shtatzënie me binjakë
Mendimi për të pasur dy binjakë kalon pothuajse në mendjen e çdo gruaje, së paku një herë kur konfirmon se është shtatzënë. Megjithëse një ultratingull është e vetmja mënyrë për të konfirmuar një shtatëzani te binjakët para lindjes, ka një shumëllojshmëri simptomash dhe shenjash që e tregojnë këtë.
Historia e famijes
Historia e familjes suaj mund të jetë një faktor përcaktues në probabilitetin e të pasurit dy binjakë. Nëse jeni binjak ose keni lindje të shumta binjake në trungun e familjes, shanset për të ngjizur binjakët mund të jenë më të mëdha se një grua që nuk ka binjakë në familjen e saj.
Simptomat
Shumë nëna që kanë lindur binjakë raportojnë simptoma shumë të vështira gjatë shtatzënisë. Për shembull, lodhja ekstreme që në mëngjes është një nga simptonat kyesore të të pasurit binjakë. Çdo shtatzëni është e ndryshme, por simptomat që raportohen janë të njëjtat. Një shenjë tjetër e hershme që mund të tregojë për binjakët është niveli më i lartë i gonadotropinës humane, ose HCG, i cili është hormoni që trupi i një gruaje prodhon gjatë shtatzënisë
Përmsat trupore
Peshës që fitoni dhe madhësia e mitrës tuaj, e matur nga pamja e jashtme e “barkut të foshnjës”, mund të jetë një tjetër tregues i një shtatzanie binjake. Një grua që duhet të veshë rrobat e shtatzanisë gjatë tremujorit të parë, mund të presë më shumë se një fëmijë. Këtë e tregon dhe madhësia e barkut të nënës. Në qoftë se ai ëshët më i madh se zakonisht do të thotë që tashmë mbartni dy foshnje me vete.