E virgjër, por shtatzënë
Ajo është 29 vjeç, nuk ka qenë asnjëherë e lidhur dhe asnjëherë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale. Lauren, nga Manitoba e Kanadasë, tashmë po përjeton çastet më të lumtura të jetës së saj. Ajo është shtatzënë, edhe pse është e virgjër. 29-vjeçarja thotë se mbeti shtatzënë falë një dhuruesi të spermës dhe tani po pret fëmijën e saj të parë, që pritet të vijë në jetë në muajin qershor.
Lauren parashikon që të jetë një mama e virgjër, duke kundërshtuar kështu këshillat e familjarëve dhe miqve të saj. Ajo thotë se është e lumtur që të vazhdojë të jetë e tillë për gjithë jetën dhe lumturinë shpreson ta gjejë tek fëmija i saj.
Lauren vuan nga “hipopituitasizëm”, një çrregullim i rrallë hormonesh, që do të thotë se gjendra e hipofizës nuk është formuar siç duhet. Për shkak të këtij çrregullimi, 29-vjeçarja përjetoi pubertetin shumë më vonë se sa moshatarët e saj. Kjo gjë ndikoi edhe në faktin që ajo të mos kishte asnjë lidhje dhe të mos kryente marrëdhënie seksuale asnjëherë.
Lauren shpenzoi mijëra Dollarë për të gjetur një dhurues sperme që të bëhej nënë, edhe pse asnjëherë nuk kishte bërë seks. Tani jeta e saj ka ndryshuar tërësisht. Pavarësisht se është rritur në një komunitet jashtëzakonisht fetar, ajo thotë se ky fakt nuk ka ndikuar aspak në vendimin që ka marrë për ta vazhduar jetën e vetme dhe të qëndrojë një nënë e virgjër. Klan.al