5 ushqimet që duhet t’i shmangni patjetër gjatë shtatzënisë, rrezikoheni nga aborti spontan

Gjatë periudhës së shtatzënisë është thelbësore të organizoni një dietë të ekuilibruar dhe ushqyese me shumë fruta dhe perime.

Mirëpo, disa nga ushqimet e caktuara si më poshtë, nuk duhet konsumuar (apo varësisht nga sasia e lejuar) pasi egziston një rrezik për një abort spontan shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.

-Ananasi

Ananasi përmban bromelainë, e cila e zbut qafën e mitrës dhe në këtë mënyrë fillojnë kontraktimet e parakohshme të lindjes duke rezultuar në një abort spontan.Nëse konsumohet në sasi të mëdha, mund të shkaktoj gjakderdhje.

-Aloe vera

Shquhet për benefitet e saj, mirëpo shumë gratë shtatzëna konsumojnë aloe verë e cila, është një gjë e gabuar pasi, aloe vera përmban antrakinone që shkakton kontraktime në mitër.

-Kafeina

Sipas hulumtimeve, kafeina nëse konsumohet në mënyrë të moderuar është mjaft e sigurt gjatë shtatzënisë.Mirëpo, me rritjen e sasisë së kafeinës atëherë kjo mund të çoj në një abort spontan.Kafeina ka një efekt të butë diuretik dhe përpos që është e pranishme vetëm në kafe është edhe në çaj, çokollata dhe pije energjike.

-Peshqit me përmbajtje të lartë merkuri

Bëni kujdes kur dëshironi të konsumoni peshk, pasi peshku i pasur me sasi të larta merkuri ndikon negativisht në zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor.

-Pjeshkat

Nëse konsumohen në sasi të mëdha gjatë shtatzënisë, mund të pësoni gjakderdhje të brendshme.

Share With:
Translate »



166 Views